29 Janar, 2018

“Toka nuk është e rrumbullakët, NASA po fsheh Zotin”


Ashtu siç e do tradita, në mesin e nëntorit të vitit të kaluar, u mblodhën në konferencën vjetore ndërkombëtare njerëz të një komuniteti “shkencor” që besojnë se Toka nuk është e rrumbullakët, por e sheshtë.

Ky grup është shprehur se “Toka e rrumbullakët është një përrallë dhe në të vërtetë shtëpia jonë është e sheshtë dhe akujt në Polin e Veriut dhe Antarktida në jug na mbrojnë që të mos rrëzohemi prej saj”.

Pavarësisht se ka me mijëra fotografi dhe filmime nga hapësira që provojnë se Dielli është qendra e sistemit tonë, komuniteti “shkencor” parashtron idetë e tij kundër modelit heliocentrik dhe për të shmangur pyetjet e vështira të kundërshtarëve, diskutimet i zhvillojnë në forume të mbyllura në internet.

Pyetja që ngrenë “idhtarët” e Tokës së sheshtë është se përse NASA dhe të tjerët e fshehin faktin që planeti ynë është një disk? Përgjigjet hipotetike janë të shumta, ndërsa së fundmi atyre u shtohet edhe një tjetër.

“NASA kërkon të fshehë Zotin duke folur për një sistem heliocentrik, pra me Diellin në qendër dhe planetët që rrotullohen rreth tij, kur në fakt është e kundërta”, thuhet në deklaratën e këtij komuniteti dhënë për “This Week.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al