27 Shkurt, 2018

Tom Cruise me pasuri prej 470 milionë dollarësh, e bija e tij ecën me taksi (FOTO)


Babai i saj posedon një pasuri prej 470 milionë dollarë. Por duket se vajza e aktorit të famshëm Tom Cruise, Suri, po bën një jetë të thjeshtë në Nju Jork së bashku me nënën e saj aktore, Katie Holmes.

11-vjeçarja është fotografuar duke dalë nga taksia me një faturë prej 5 dollarësh. Ish-bashkëshortja e Tom Cruise, po përpiqet t’i mësojë vajzës së saj vlerën e parave dhe se ato nuk duhen shpenzuar kot.

Mediat rozë të huaja  njoftojnë se Suri ka vite që nuk flet me Tom Cruise, por nuk jep detaje lidhur me këtë. Madje, në një nga mediat e huaja përmendet edhe fakti kur njëherë aktori është pyetur nëse vajza e tij do të ndjekë të njëjtën karrierë si prindërit, dhe ai është përgjigjur shkurtimisht: Asnjëherë nuk i dihet!

Ndërkohë raportohet se Katie Holmes është tashmë në një lidhje me Jamie Foxx.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al