14 Janar, 2018

Tom Doshi, takim privat me Ramën në Kryeministri


Pak ditë më parë, paparazzi ynë ka fotografuar deputetin e PSD-së, Tom Doshi, duke dalë nga ndërtesa e Kryeministrisë. Nuk dihet arsyeja pse Doshi mund të ketë shkuar aty.

Mbase në ndonjë takim me Ramën, larg syve të njerëzve, gjë që do të ishte shumë evidente po të bëhej në Parlament ose në ndonjë kafe. Nuk dihet se si mund të jenë sot raportet e Doshit me Ramën, pas problemeve që patën pak vite më parë ku Doshi u largua si pjesë e Grupit të Partisë Socialiste nga vetë Rama.

Më pas, Doshi kandidoi si deputet në Shkodër, nën siglën e Partisë Social-Demokrate të Skënder Gjinushit. Në atë fushatë, në krah të Doshit u shfaq Olsi Rama, si për të krijuar idenë që Rama dhe Doshi janë përsëri bashkë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al