12 Mars, 2022

Tom Odell këndon live për refugjatët ukrainas këngën që u bë simbol i qëndrueshmërisë në vendin e shkatërrar nga lufta


Tom Odell ka kënduar hitin e tij “Another Love”, i cili është bërë një simbol i qëndrueshmërisë së Ukrainës në mediat sociale, për refugjatët në stacionin hekurudhor të Bukureshtit.

Kantautori britanik performoi nën tingujt e pianos baladën e tij, e cila flet për “luftën për dikë që doni”. “Another Love” është përdorur në videot e rrjetit-social Tik-Tok, duke përfshirë edhe video nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

@techstrasse All my tears???#prayforukraine #ukraine ♬ Another Love – Tom Odell

Më shumë se 2.5 milionë ukrainas kanë ikur në vendet fqinje që kur Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë.

Rreth 381,000 refugjatë kanë mbërritur në Rumaninë, e cila ndan një kufi prej 650 kilometrash me Ukrainën. Mijëra të tjerë po kalojnë çdo ditë nëpër stacionin hekurudhor të Bukureshtit ndërsa vullnetarët dhe autoritetet lokale po ofrojnë ushqim, pije të nxehta, transport dhe akomodime.

Odell do të performojë në një koncert për të mbledhur fonde për Kryqin e Kuq për të ndihmuar ukrainasit në kryeqytetin rumun të shtunën së bashku me artistët rumunë, DJ Armin van Buuren dhe këngëtaren ukrainase Jamala, të cilët fituan “Eurovizion” në vitin 2016.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al