14 Nëntor, 2017

“Top Channel” shkarkon Sokol Ballën si drejtor informacioni, kush e zëvendëson


Furtuna” që ka kohë në Top Channel, te cilit i janë larguar disa gazetare te njohur por edhe aktore, duket se ka prekur edhe Sokol Ballen, i cili deri me sot mbante postin e drejtorit te Informacionit ne televizionin kombëtar.

“Panorama” mëson se Top Channel ka shkarkuar nga detyra Sokol Ballën dhe ne vend te tij është emëruar gazetari Endri Xhafo.

Ky i fundit do te qëndroje ne postin e drejtorit te Informacionit deri ne nje moment te dyte kur te mblidhet Bordi drejtues i televizionit per te emeruar drejtorin e ri.

Xhafo kishte vetëm 2 muaj qe ishte larguar nga ABC News dhe ishte rikthyer ne Top Channel serish.

Motivi i shkarkimit te Balles nga ky post mbetet ende i paqarte, por mesohet se ai do te vazhdoje te moderojë emisionin “Top Story”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al