4 Mars, 2022

Tradhti, dhunë dhe akuza/ Kush janë ndarjet më të bujshme të Vip-ave shqiptarë?


Ditët e fundit kryefjala e mediave rozë ka qënë ndarja e bujshme midis Kim Kardashian dhe Kanye West. Nga thashethemet e para, deklaratat e çuditshme të Kanye e deri te finalizimi i divorcit, mediat ndërkombëtare kanë shkruar vazhdimisht për ta. Sikurse edhe në Shqipëri nuk janë të pakët personazhet VIP që i kanë dhënë fund martesës së tyre dhe padyshim që janë përfolur e komentuar gjërë e gjatë. Ka nga ata që janë akoma single, ndërsa disa tjerë menjëherë pas divorcit kanë rigjetur një dashuri të re.

Ja disa nga divorcet më të bujshme në Shqipëri

Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi

Ndahet Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi? – Balkanweb.com – News24
Divorci më i bujshëm i këtij viti padyshim që ishte ai i kompozitorit Shpëtim Saraçi dhe këngëtares Mira Konçi. Ata i dhanë fund martesës së tyre 25-vjeçare vetëm disa muaj më parë. Disa mosmarrveshje e çuan në konflikt marrdhënien e tyre, derisa Saraçi vendosi të rikthehej në Shqipëri para pandemisë, ku dhe investoi për një studio muzikore në Tiranë. Shpenzimet e shumta për biznesin e ri, krijuan dhe krisjen e marrëdhënies së tyre, duke bërë që kompozitori të marrë vendimin për të qëndruar në Tiranë, ndërsa Mira me dy fëmijët, në SHBA. Këngëtarja madje ka vendosur t’i rikthehet muzikës.

Inva Mula dhe Pirro Çako

Ja sa është rritur djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos (Foto) - Lajmet e fundit - Zëri
Dyshja kanë qënë të martuar qysh prej vitit 1987, por i dhanë fund martesës së tyre pas 23 vitesh bashkë. Sipas dosjeve të divorcit, ata u ndanë në vitin 2007, por divorci përfundimtar u realizua në vitin 2010. Prindër të një djali të lindur në Paris, Anthony, Pirro dhe Inva kanë deklaruar shpesh nëpër dalje të ndryshme se “nuk janë shokë, por ruajnë një raport të mirë me njëri-tjetrin”. Sot, Mula është e martuar me Hetem Ramadanin, me të cilin ka edhe një vajzë, Ninën. Pirro nga ana tjetër është në një lidhje me një punonjëse të Gjykatës së Tiranës, 20 vite më të re. Ata gjithashtu janë bërë prindër të një djali dhe e kanë pagëzuar me emrin Amadeus.

Saimir Çili dhe Suela Kalaja

Më dhunon gruaja”, Saimir Çili bashkohet me ish-partneren për vajzën e tyre – Dosja AL
Divorci i dy kantautorëve trazoi asokohe rrjetin. U përfol gjatë se mes tyre ka pasur edhe konfrontim fizik. E para ishte Suela, ajo që kërkoi urdhër-mbrojtje ndërsa, pas saj, ishte kantautori ai që denoncoi gruan për dhunë. Në një intervistë Çili ka treguar se me ish-bashkëshorten, Suela Kalaja, janë grindur për shkak të profesionit. Nga ana tjetër, Suela i ka mohuar zërat se divorci i tyre ka qënë kaq i tensionuar. Madje ajo shtoi, se dyshja ruan raporte të mira për shkak të vajzës.

Eneda Tarifa dhe Erjon Zaloshnja

E bija ulet në bankat e shkollës, ish-bashkëshorti i Eneda Tarifës i bën dedikimin special – Revista BordoEneda Tarifa dhe Erjon Zaloshnja, i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas 18 vitesh bashkë. Lajmi i ndarjes qarkulloi për herë të parë në janar të 2018-s, i cili u konfirmua nga këngëtarja më pas. Pavarësisht se dyshja nuk u martua kurrë ata në rrethet e miqve të tyre quhen “çifti i lashtë”, pasi kishin një jetë bashkë. Ata janë prindër të një vajze, Arias.

Blero Muharremi dhe Teuta Krasniqi

Kjo ishte arsyeja e ndarjes së Teutës dhe Bleros?
Ndryshe nga rastet e mësipërme, divorci i Bleros dhe aktores së njohur Teuta Krasniqi në vitin 2015 bëri jo pak bujë, pasi nuk qe një ndër ndarjet më miqësore të showbiz-it shqiptar. Megjithatë me kalimin e kohës, Blero dhe Teuta ia dolën të rregullonin marrëdhënien e tyre. Në një intervistë, ajo theksoi se nuk e përjetoi lehtë ndarjen me këngëtarin, pasi ishin prindër të një vajze dhe kishte frikë se si do ndikonte ky vendim tek Tara. Aktorja u shpreh se titujt e mediave gjithashtu ia bënë më të vështirë divorcin, teksa shtoi se “ia kanë pirë gjakun me pambuk”.

Rudina Dembacaj dhe Aleks Varfaj

Rudina Dembacaj rrëfen historinë e saj të dashurisë «Si e bëra për vete tullacin tim» - Showbiz
Rudina Dembacaj dhe Aleks Varfaj i dhanë fund martesës së tyre tre vjeçare. Dyshja janë prindër të një vajzë të quajtur Viktoria. Ata e konfirmuan vetë ndarjen teksa postuan foto me mbishkrimet “Aleksi çun beqar” dhe “Të dy jemi beqar.” Sakaq, Rudina u martua së fundmi me ish-deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Mark Frrokun. Ndërsa nga ana tjetër Aleksi është në një lidhje të re.

Arbana Osmani dhe Ardit Kero

Provat se Arbana Osmani është ndarë nga bashkëshorti - AKTUALITET
Moderatorja e njohur e ekranit shqiptar, Arbana Osmaji dhe financieri Ardit Kero i dhanë fund martesës së tyre pas 16 vitesh bashkë. Të dy janë prindër të një djali të quajtur Jon. Historia e dashurisë së tyre ka qëndruar gjithmonë larg vëmendjes së mediave, ndërsa divorci bëri bujë pasi ata kishin shumë vite martesë. Ndërkohë, Arbana është në një romancë me regjisorin e ‘’Big Brother Vip’’, Eduart Grishaj. Ata para para dy vitesh u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me një emër të veçantë, Diell. Ndërsa momentalisht Arbana është shtatzanë dhe duke shijuar disa pushime në Maldive së bashku me familjen e saj.

Jonida Maliqi dhe Gent Prizreni

Me një vlerë prej 800 mijë eurosh, Jonida Maliqi dhe Gent Prizreni nxjerrin shtëpinë në shitje pas divorcit - KRYESORE
5 vite më parë, divorci i këngëtares Jonida Maliqit bëri mjaft bujë në media. Ajo i dha fund marrëdhënies 17 vjeçare me ish-bashkëshortin e saj, Gent Prizrenin, një nga biznesmenët më të njohur në Shqipëri. Ata janë prindër edhe të një djali, Dan. Jonida pati një romancë të vrullshme dhe pasionante me aktorin e humorit, Romeo Veshaj që përfundoi shumë shpejt. Nga ana tjetër, Genti është përfolur se është në një lidhje me bukuroshen Sonela Lamaj.

Soni Malaj dhe Mirko

Soni Malaj flet për ndarjen nga Mirko - Telegrafi
Romanca e tyre nisi brenda spektaklit të kërcimit ‘’Dancing with the Stars’’. Ata i dhanë fund lidhjes së tyre pas 4 vitesh martesë. Soni Malaj dhe Mirko ruajnë një raport të mirë duke qënë se kanë një vajzë së bashku, Anën. Sakaq, Soni pati një romancë me Klevin para disa vitesh, por lidhja me bizesmenin përfundoi në ndarje.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha

Të jam borxh', Robert Berisha konfirmon ndarjen nga Nora Istrefi – Balkanweb.com – News24
Dyshja e kurorëzuan martesën e tyre në vitin 2014, por që zgjati vetëm dy vite pasi çifti u divorcua në vitin 2016. Ata janë prindër të një vajzë, Rene. Në media u përfol gjatë se shkaku i ndarjes ka qënë tradhëtia, por që kjo padyshim që nuk është konfirmuar nga asnjëra palë. Roberti ka qëndruar në vëmendjen mediatike pasi është aluduar se ka qënë në lidhje me një modele italiane.

Semi Jaupaj dhe Bojken Lako

Rrëfehet Semi Jaupaj: Bojken Lako ishte dashuria ime e parë, e njoha kur isha 17 vjeçe – Dosja AL
Bojken Lako dhe Semi Jaupaj i dhanë fund romancës 10 vjeçare në maj të këtij viti. Dy artistët nuk dhanë detaje rreth arsyes së ndarjes, por pranuan se kanë mbetur miq shumë të mirë dhe se e respektojnë shumë njëri tjetrin edhe pas ndarjes, gjë që e tregoi edhe këngëtarja në “Big Brother VIP”. Ajo ka folur shpesh rreth Bojkenit, duke e përshkruar si njeriun që e mbështeti dhe e bëri atë çfarë është sot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al