2 Mars, 2021

“Trajtimet kanë qenë të forta, intensive…”- Rudina Magjistari fiton betejën me Covid-19, tregon eksperiencën e saj


Rudina Magjistari zbuloi pak kohë më parë se ishte infektuar me Covid-19 dhe si pasojë e kësaj, iu desh të prezantonte emisionin e izoluar nga shtëpia.

rudina magjistari (4)

Moderatorja ka arritur ta fitojë betejën me këtë virus dhe ditën e djeshme i është rikthyer punës në studio.

Ndër të tjera, Rudina tregoi se edhe bashkëshorti i saj u infektua në të njëjtën kohë, por fatmirësisht nuk kanë qenë në gjendje të rënduar shëndetësore.

rudina magjistari (2)

Pata unë radhën për ta kaluar Covid-19. Për fat kaloi mirë. Ka qenë një histori jo dhe aq e lehtë sa duket në pamje të parë, por që unë nga eksperienca ime kam kuptuar diçka dhe dua ta ndaj me ju.

Unë dhe bashkëshorti u infektuam të dy njëkohësisht me Covid dhe patëm fatin e madh që të mos vuanim shumë gjatë kësaj kohe, ama mjekimet i kemi marrë të gjitha.

Që nga shenja e parë që ne dalluam tek vetja jonë dhe një nga mesazhet që unë dua të jap sot, përveç reflektimin të madh që vjen që shëndeti është i pari dhe ne gjithmonë duhet të jemi të kujdesshëm. Flitet gjithë kohës, mbani maskën, ruhuni, ruani distancën. Asnjëherë nuk duhen harruar këto, janë fjalë të vërteta dhe Covid-i është real, pas dere dhe shumë i rrezikshëm.

rudina magjistari (6)

Nga përvoja ime, asnjë shenjë nuk duhet neglizhuar, nëse ndjeni dhe shenjën më të lehtë në trupin tuaj që diçka nuk po shkon, ka shumë gjasa të jetë Covid, kështu që filloni masat t’i merrni menjëherë.

Sa më shpejt të trajtoheni, të kuroheni aq më e lehtë do jetë beteja me Covi-19. Dhe unë besoj se kjo është një nga arsyet që ne e kaluam pa shumë vështirësi të mëdha fizike, por ndërkohë trajtimet kanë qenë të forta, intensive, të gjitha një më një”,- tha Rudina në videot e publikouara në Instastory, për të gjithë ndjekësit e saj.

rudina magjistari (3)

Ajo u surprizua gjithashtu edhe nga stafi me një buqetë me lule për t’i uruar mirëseardhjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al