Okra (bamja)qëndron në majë të piramidës ushqimore si një super zarzavat.
Ajo ka shumë vlera ushqyese dhe përmban 30 kalori, 21 miligramë vitaminë C, 3 gramë fibra dietal, 7.6 gramë karbohidrate, 2 gramë proteina, 0.1 gramë yndyrë, 80 mikrogramë folat dhe 60 miligramë magnez.
Përmban shumë fibra dietike, vepron si një laksativ natyral, duke ndihmuar në tretje.
Këta përbërës e bëjnë okrën një hero të vlerave ushqyese kur është fjala për shëndetin tonë.
Efektet e kësaj bime mund t’i fitoni qoftë nëse e konsumoni të zier, të fërguar etj.
Duke e paragjykuar në shije, ne shpesh kemi neglizhuar vetitë ushqyese të saj.
Ja disa nga përfitimet shëndetësore që i sjell bamja:
* Forcon imunitetin
* Zvogëlon sasinë e glukozës që absorbohet nga ushqimi
* Zvogëlon nivelet e kolesterolit
* Parandalon sëmundjet në veshkë
* Ndihmon me simptomat e astmës.
Për ta përgatitur pijen, fillimisht duhet të merrni katër bamje të freskëta me madhësi mesatare dhe t’ua prini majat pra ti pastroni.
I preni në mes dhe i vendosni në një gotë me ujë. Ato i lini ashtu gjatë tërë natës të zhytura në ujë, ndërsa të nesërmen i shtrydhni në një gotë të re me ujë të freskët.
Natural remedy for diabetes
Okra water is useful in lowering blood sugar pic.twitter.com/Xqgx0kl2cX
— Demi Farms (@demi_farm) November 30, 2023
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al