10 Korrik, 2021

“Traumatizuese”- Beatrix Ramosaj përjeton sërish paralizë gjumi! Ja çfarë i ndodhi këngëtares kur ishte vetëm në shtëpi


Beatrix Ramosaj ka zbuluar nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram se mbrëmjen e djeshme ka përjetuar paralizë gjumi.

beatrix ramosaj (4)

Këngëtarja ka ndarë me të gjithë ndjekësit në Instastory “makthin” që ka kaluar sërish pas një kohe të gjatë.

beatrix ramosaj (1)

Përjetova paralizë gjumi mbrëmjen e shkuar pas një kohe shumë të gjatë dhe e kisha harruar se sa traumatizuese është kjo gjë. Akoma dhe më e keqe kur je vetëm në shtëpi”, shkroi Beatrix në Instastory.

beatrix ramosaj (8)

Beatrix ka treguar më parë se paraliza e gjumit (gjendje në të cilën individi është zgjuar, është i vetëdijshëm, por e ka të pamundur të lëvizë trupin, pasi truri nuk jep komandat e nevojshme) i ka pas ndodhur shpesh.

beatrix ramosaj (11)

Madje në disa raste ajo shihte edhe figura të panjohura, ndërsa në sfond dëgjonte zëra demonësh.

beatrix ramosaj (9)

Nuk e di nëse njerëzit e tjerë kanë parë burrin me kapele gjatë paralizës së gjumit, por tani jam sërish e frikësuar. E pashë një herë në fillim dhe kurrë më. Mbrëmjen tjetër nisa të dëgjoja zëra jo tokësor.

beatrix ramosaj (6)

E kam përjetuar disa herë dhe dëgjimi i zërave djallëzorë dhe ndjenja e një pranie të errët është vetëm një pjesë e saj”, shkruante një vit më parë këngëtarja.

beatrix ramosaj (3) beatrix ramosaj (10)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al