28 Prill, 2022

Travis Barker shkoi te varri i Robert Kardashian ‘për të kërkuar dorën’ e Kourtney


Travis Barker bëri ‘të pabërën’ për t’i propozuar për martesë Kourtney Kardashian.

Në episodin e tretë të “The Kardashians” në Hulu, Kris Jenner i tregoi Kim se rokeri vizitoi varrin e të ndjerit Robert Kardashian për t’i kërkuar leje. “Ai erdhi dhe kërkoi dorën e saj për martesë. Ishte kaq e ëmbël. Dhe më pas ai tha se shkoi te varri i babait tuaj dhe pyeti atë.”

Avokati i famshëm vdiq më 30 shtator 2003, pas një beteje me kancerin e ezofagut. “Do të doja që babai juaj të ishte këtu për ta parë. Nuk mund ta besoj se është hera e parë që ajo martohet. A nuk është e lezetshme?”-tha Kris që nuk i mbajti lotët, teksa Kim çtensionoi situatën duke u tallur: “Ndërsa unë kam bërë mjaftueshëm për të gjitha ne”, referuar martesave të saj.

Barker i propozoi Kourtney në tetor në Kaliforni pas një viti lidhjeje. Ai iu ul në gjunjë i rrethuar nga trëndafila të kuq dhe qirinj të bardhë. Ndërsa planet e tyre të dasmës nuk dihen, të dy u martuan në Las Vegas në mënyrë joligjore. Barker dhe Kourtney më vonë konfirmuan ceremoninë duke shpërndarë foto nga nata e tyre e mbushur me tekila pas Grammy.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kourtney ❤️ (@kourtneykardash)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al