Travis Scott i tregoi Kylie Jenner se sa shumë i vlerëson asetet e saj në një postim të rrallë në rrjetet sociale.
“Shawty throwing that ass down,” -shkroi reperi, 31 vjeç, në Instagram Story sipër një fotoje ku fokusonte të pasmet e partneres së tij, të cilën ai e shkrepi ndërsa ajo po gatuante.
Jenner, 24 vjeçe, kishte veshur një bluzë të bardhë dhe një palë xhinse që tregonin format e saj në foton që reperi e fshiu pas dita minutash.
Ish-ylli i “Keeping Up With the Kardashians” gjithashtu ndau një dedikim të ëmbël për krijuesin e hitit “Sicko Mode” në ‘Ditën e Baballarëve’ me një foto që e tregon atë të shtrirë në shtrat duke ngrënë me dy fëmijët e tyre në shtrat.
“Gëzuar ditën e babait babi, ne të duam ?”, ka shkruar Jenner në momentin e ëmbël, të cilit Scott iu përgjigj: “Ju dua.”
Në foto, Kylie mbuloi fytyrën e djalit të saj me një emoji zemre. Ajo dhe Travis nuk e kanë treguar ende atë publikisht dhe gjithashtu nuk e kanë zbuluar emrin e ri të djalit që kur e ndryshuan atë në fillim të këtij viti.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al