3 Maj, 2022

Trazira në seancën e fundit/ Gjykata mohon kërkesën e Amber Heard për të pushuar çështjen, avokati i Johnny Depp shpërthen në të bërtitura


Pas 13 ditësh dëshmi, seanca e sotme e gjyqit të Depp dhe Heard ishte goxha e tensionuar.

Depp po padit Heard-in, ish-gruan e tij, duke pretenduar se një artikull i vitit 2018 që ajo shkroi i prishi reputacionin dhe e bëri atë të humbiste punën në Hollywood. Juristët kanë dëgjuar shumë dëshmitarë të thirrur nga avokatët e Depp, duke përfshirë edhe vetë Depp. Shumë dëshmuan për përleshjet shpërthyese mes të dyve.

Avokatët e Heard paraqitën një mocion për të pushuar të gjithë çështjen, duke argumentuar se Depp nuk kishte paraqitur mjaftueshëm prova për shpifje. Megjithatë gjykatësja Penney Azcarate tha se çështja do të vazhdojë, duke mohuar mocionin në lidhje me dy deklarata, por duke e mbajtur njërën nën këshillim.

Kërkesa ndezi debate mes të dyja palëve. Avokati i Heard, Benjamin Rotternborn, tha se nëse gjykata pranon që Depp ka abuzuar me Heardin “qoftë edhe një herë, ajo fiton është kaq e thjeshtë”. Rottenborn tha se provat që Depp e kishte abuzuar fizikisht dhe verbalisht Heard ishin dhe të padiskutueshme. Siç argumentoi Rottenborn, pretendimi për shpifje duhet të mbyllet sepse Depp nuk arriti të vërtetonte ‘falsitetin e shkrimit të Heard’.

Në një kundëpërgjigje të zjarrtë, avokati i Depp-it, Benjamin Chew, tha se Depp “kishte dalë me shumë dëshmitarë të besueshëm, dokumente dhe regjistrime autentike të vetë Heard. Provat plotësuan të gjithë elementët e nevojshëm dhe madje shkuan një milje larg për të treguar se Heard kishte abuzuar fizikisht me të. Ajo është dhunuesi në këtë sallë gjyqi!”- tha ai me tone të larta.

Avokati i Heard, Rottenborn argumentoi se titulli në versionin online thotë: “Unë fola kundër dhunës seksuale dhe u përballa me zemërimin e kulturës sonë . Kjo duhet të ndryshojë.’Rottenborn pohoi gjithashtu se Depp kishte dështuar të provonte se Heard kishte vepruar me keqdashje në shkrimin e artikullit.

Avokati i Depp Chew tha se provat’më bindëse ishin nga emailet e dërguara nga ACLU në Washington Post. Në email, një drejtuese e ACLU-së i tha një redaktori të Washington Post se ishte shkruar nga Heard, e cila “siç mund ta mbani mend është rrahur gjatë martesës së saj të shkurtër me Johnny Depp”. Chew pretendoi se ACLU ‘e ndihmoi atë të gënjejë për të’ më pas dhe e quajti grupin e të drejtave civile një ‘bashkëkomplotues me Heard’ që luajti një rol të dënueshëm në këtë rast.

Dëshmitari i fundit i Depp, kontabilisti mjeko-ligjor Mike Spindler, dëshmoi të martën në lidhje me analizën e tij të të ardhurave që Depp humbi si rezultat i artikullit të vitit 2018, ku nuk përmendej aktori me emër. “Kam arritur në përfundimin se zoti Depp ka pësuar humbje prej rreth 40 milionë dollarësh,” dëshmoi Spindler. Këtë javë agjenti i Depp i quajti “katastrofike” pasojat e shkrimit të Heard. Ai tha se Depp e humbi rolin e tij në filmin e gjashtë të ‘Pirates of the Caribbean’ dhe se nuk ishte në gjendje të nënshkruante ndonjë prodhim në studio në vitet e mëvonshme.

Heard pritet të dëshmojë të mërkurën dhe të japë rrëfimin e saj për marrëdhënien. Dëshmitari i parë i thirrur nga ekipi i saj është një psikolog i cili pritet të hedh poshtë diagnozat e çrregullimeve të personalitetit të dëgjuara më herët në gjyq.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al