10 Prill, 2021

Tre vite me të voglën Bella, ja urimi i Valdrin Sahitit për të bijën në ditën e saj të lindjes


Vajza e stilistit të njohur, Valdrin Sahitit, feston sot tre vite jetë.

valdrin sahiti (4)

Me këtë rast, babai i vogëlushes vendosi ta urojë publikisht në llogarinë e tij në Instagram.

valdrin sahiti (3)

Valdrini publikoi një foto të Bella-s, krahas së cilës shkroi: “Bella ime, sot 3”.

3-vjeçarja është prezente në fotot apo videot që stilisti publikon në rrjete sociale herë pas here, duke mos e pasur problem zbulimin e identitetit të saj.

valdrin sahiti (11)

Ditën e djeshme, Valdrini publikoi një video në Instastory, në të cilën dëgjohej duke komunikuar në anglisht me të voglën në makinë.

valdrin sahiti (6)

Mirëpo, shumë ndjekës i kanë shkruar atij dhe e kanë kritikuar pse nuk i flet shqip vajzës.

valdrin sahiti (9)

Valdrini vendosi që t’u jepte një përgjigje të gjithëve me anë të një statusi.

valdrin sahiti (7)

Njerëz të dashur që jeni shqetësuar për të folurën e vajzës sime në gjuhën angleze. Ju siguroj që është në duar të sigurta dhe nuk ka asnjë problem me gjuhën shqipe. Madje dhe gjyshërit i ka me titullin Dr.Prof.

Faleminderit për shqetësimin tuaj por arsimi jonë ndër breza është në një nivel të lartë. Mënyra se si flasim mes nesh është thjeshtë një qejf i joni dhe nuk i japim llogari askujt,” shkroi Valdrini.

valdrin sahiti (2)

Së shpejti Bella do të bëhet motra e madhe, sepse bashkëshortja e Valdrinit, Edita Ramadani, është në pritje të ëmbël për herë të dytë.

valdrin sahiti (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al