30 Shtator, 2017

Tregon Agron Llakaj : Si e ‘vodha’ letrën higjienike nga hoteli


I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” ishte humoristi i njohur dhe shumë i dashur për publikun Agron Llakaj i cili tregoi disa nga historitë e jetës së tij, por ajo që bëri publikun të qeshte me lot ishte historia kur Llakaj shkoi për herë të parë në Gjirokastër.

“Unë punoja në minierë në vitin 1985. Zgjohesha në 5 të mëngjesit. Kur shkova në Gjirokastër ishte fat i madh që do flija në orën 7. Më çuan në hotel, ç’a kënaqësie thashë, por ç’e do, kishte një tualet për 10 dhoma. Shkoj në 8:30 në tualet unë, nuk kishte letra. Po me mua do hahen këta turistët thashë me vete. Të nesërmen në 6 të mëngjesit shkova mora letra edhe nga tualeti i burrave, edhe nga i grave. Për 4 ditë i bëra 16 copë.

 

Më dhanë 3 ditë leje pushim. Mora futa në valixhe letrat unë kurse në rrjetë fruta perimesh futa rrobat. Kur shkova në shtëpi, më pyeti babi për letrat.

 

I thashë janë letra që fshijnë buzët në restorant turistët. Dola unë nëpër Memaliaj, kur u ktheva në darkë kishin ardhur ca krushq, kur shikoj unë në tavolinë 9 topa letrash. Kur ikën ata i thash babit të vërtetën”, tregoi Agron Llakaj./Xing.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al