21 Shtator, 2017

Trekëndësh dashurie brenda partisë shqiptare, dy deputetët ‘në garë’ për një femër


Sikur te çdo lëvizje majtiste revolucionare edhe Lëvizja e jonë, Vetëvendosje, është zhytur në intriga të ëmbla dashure, me protagonistë zyrtarë të lartë që luftojnë me njëri-tjetrin, për t’i fituar zemrat e aktivisteve të tyre.

 

Patjetër aktivistja duhet të jetë edhe familjare e një zyrtari tjetër të lartë. Kështu raportojnë portalet simotra për aferën më të re brenda kësaj lëvizjeje, në të cilën janë të përfshirë Frashër Krasniqi, Driton Çaushi dhe Leonida Molliqaj, motra e figurës qendrore të kësaj partie Dardanit.

Pak  kush mund ta njohë, por ajo ka arritur që t’ua marrë zemrën dy deputetëve të partisë të cilën ajo përkrah.

Leonida Molliqaj, motra e Dardan Molliqajt, deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, ishte në lidhje disavjeçare me deputetin aktual të VV-së Frashër Krasniqin, shkruan skenari.com, edhe pse Gazeta Express merr vesh që ata kanë qenë vetëm miq të mirë, e jo në lidhje dashurie.

Por kjo lidhje nuk arriti të jetë shumë e gjatë pasi që Leonita, vendosi që ta lërë Frashërin, shkruan ky portal, dhe të nisë një lidhje me deputetin tjetër të kësaj partie, Driton Çaushin, i cili është aktualisht edhe kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Gjakovës.

 

Skenari.com nga burime familjare të Çaushit mëson se ai dhe Leonita Molliqaj bashkëjetojnë në lagjen Ulpiana në Prishtinë./Gazeta Ekspress/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al