5 Qershor, 2022

Trekëndësh dashurie? Mes zërave për një lidhje me Dua Lipën, ylli i “Elite” shfaqet duke puthur artisten britanike


Nëse e keni parë Elite, atëherë e njihni Arón Piper. Ai luajti rolin e Ander Muñoz në serialin hit të Netflix dhe është një nga më të preferuarit e fansave në internet.

Dhe ju me siguri e njihni edhe FKA Twigs. Ajo është një këngëtare dhe kantautore angleze, e cila më parë ka qenë në lidhje me Robert Pattinson për tre vjet.

Epo, të shtunën, FKA postoi këtë video në TikTok me Aron duke u puthur. Në sfond dëgjohet kënga e FKA “Killer”, kështu që ndoshta është për një videoklip? Nuk dihet ende por fansat kanë shpërthyer në komente.

Por prisni…se ka akoma në lidhje me këtë histori. Të premten mbrëma, Aron u pa shumë i afërt dhe duke kërcyer me Dula Peep. Po, Dua Lipa:

 

Ata po ashtu qëndruan në të njëjtin hotel, gjë të cilën e vërtetuan fotot e të dyve në të njëjtin ashensor. Deri tani nuk ka ende detaje lidhur me atë që po ndodh mes tre personazheve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al