8 Nëntor, 2017

Trendi i grimit metalik, si të dukeni glamour pa shumë mundime


Grimi metalik është perfekti për të gjithë ju që dëshironi të eksperimentoni me pamjen dhe nuk frikësoheni nga ideja e të dukurit gjithmonë trendi dhe me shije.

Gjithnjë e më shpesh, këtë lloj grimi e shohim në pistat e modës, por edhe tek personat e njohur, madje zakonisht tek ata që parakalojnë në tapetin e kuq kur dëshirojnë të duken shumë glamur.

Krahas disa veprimeve të thjeshta lehtë mund të bëni “smokey-n”  e mbrëmjes, në mënyrë që do të kombinoni hijesimet mat dhe metalik.

Duhet të keni parasysh se nuancat metalike fokusohen në këndet e brendshme të syve.

Grimin e këtillë jua rekomandojmë për dalje në ndonjë club. Imagjinoni vetëm se si do të shndrisnin sytë tuaj nën shkëlqimin e dritave të pub-it.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al