22 Shtator, 2017

Trishtimi i zonjës Beckham, ja pse ikona e modës nuk pushon dot së qari


Victoria Beckham shpeshherë është kritikuar se është femër pa ndjenja dhe se asnjëherë nuk buzëqesh, por këto deklaratat e saj të fundit thonë të kundërtën, sepse zemra e një nënë është shumë e ndjeshme sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët e saj.

Në fakt, djali i Victorias dhe David Beckhamit, Brooklyn është zhvendosur në qytetin e New Yorkut për të ndjekur studimet, por duket se largimi i djalit të madh nga shtëpia e ka mërzitur së shumti Victorian.

Ajo ka treguar në kanalin e saj të “make up”, “Pixiwoo, se nuk ndalon dot së qari që kur adoleshenti është zhvendosur në SHBA. “Ende qaj që nga koha kur Brooklyn u zhvendos në New York. Ai është tashmë 18-vjeç dhe nuk ndaloj dot së qari”, është shprehur Victoria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al