6 Shkurt, 2018

Trondit babai i këngëtares së famshme, deklaratë raciste për të bijën


Në mediat botërore nuk është Beyonce qendra e vëmendjes, por babai i saj Mathew Knowles i cili në një intervistë për revistën “Ebony” ka shokuar me deklaratat që ka dhënë.

Knowles, i cili duke qenë në profesion pedagog ka folur për racizmin në industrinë e muzikës, duke thënë se Beyonce dhe motra e saj Solange nuk do të ishin aq të famshme, nëse do të kishin ngjyrë më të errët të trupit të tyre.

Sipas tij, yjet e mëdhenj femra, nuk janë me ngjyrë. Duket se bindjet e tij babai i Beyonce i ka pasqyruar edhe në librin e tij ‘Racizmi: Nga sytë e një fëmije’.

Babai i këngëtares me famë botërore tha gjithashtu se kur ishte takuar me mamanë e Beyonces, Tina Knowles kishte menduar se ajo është e bardhë prandaj ishte lidhur me të.

“Kur u njoha me gruan time Tinën mendova se ajo ishte e bardhë dhe më vonë e mora vesh që nuk ishte. Kur isha i ri vëllai më thoshte: ‘Mos guxo të sjellësh në shtëpi një zezake’ dhe e konsideronte të rëndësishme ngjyrën e lëkurës kështu që unë u rrita me këtë ide”, është shprehur Mathew Knowles.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al