Një nënë e copëtuar vendosi të flasë për vetëvrasjen e vajzës së saj vetëm 13 vjeçe, si mënyrë sensibilizimi për problemin e bullizmit gjatë adoleshencës.
Sharlene Scott, me lot në sy kujtoi momentin në të cilat gjeti thirrjet e humbura dhe mesazhet që i kishte dërguar e bija, Emily.
“Do vras veten”, shkruante vajza në mesazh, por nëna nuk arriti ta shikonte në kohë.
Emily i dha fund jetës pas shumë muajsh abuzimesh fizike, psikologjike dhe online nga ana e disa nga shokët e shkollës, çka bënte që shpesh të mbyllej në banjat e shkollës prej frikës.
“Të mendosh për vetëvrasjen në moshën e saj, është e frikshme. Mendoj vetëm se ishin xheloz për jetën e saj. Nuk mund të ikte askund, e ndiqnin kudo. Disa vajza e kishin rrahur deri sa e kishin lënë pa frymë. Kishte pësuar mbi 30 sulme nga djem dhe vajza në shkollë. Ishte aq e frikësuar sa që nuk shkonte dot as në stacionin e autobusit”, shprehet gruaja australiane Sharlene, shkruan noa.al.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fillim të janarit, por vetëm këto ditë nëna e së miturës ka vendosur të flasë për mediat.
Çfarë është bullizmi- Bullizëm janë sjelljet e përsëritura, të dëmshme e agresive ndërmjet personave që ndryshojnë në nivelin e tyre të forcës dhe mund të jenë si fizike, ashtu edhe psikologjike. Ato përfshijnë goditjet, rrahjet, ngacmimet verbale, gjestet fyese, përjashtimin ose thjesht presionin për t’iu përshtatur atyre që dëshiron apo thotë bullisti.