Gjashtë muaj më parë këngëtarja e njohur Tuna dhe partneri i saj Patris Berisha, u bënë për herë të parë prindër të një djali të shëndetshëm.
Ajo është një nga ato nënat e famshme e cila nuk ka nguruar që emocionet dhe fotot e para të djalit t’i ndajë me të gjithë fansat e saj, por ka zgjedhur që të mos japë asnjë intervistë dhe të mos tregojë detaje nga jeta e saj private.
Ndërsa mbrëmjen e djeshme ajo ka publikuar disa foto të shkëputura nga një set fotografik së bashku me të birin Tian Patris, e bashkangjitur këtyre pamjeve të bukura ajo ka vendosur që të rrëfejë për herë të parë eksperiencën e saj gjatë lindjes, si dhe komplikacionet në orët e fundit të shtatzënisë.
“Ky set fotografik së bashku me Norik Uka, lindi si ide nga eksperienca ime personale neper te cilen jam e bindur qe shume nena kanë kaluar, dhe jam e bindur qe nuk jam e vetme te ciles i deshtoi “plani i lindjes”. Pas pergatitjeve 9 mujore per nje lindje spontane, strishat e Patrisit per te participuar ne prerjen e kerthizes, strishat e duos se fotografeve nga Shkupi, per te dokumentuar aktin me te rendesishem te jetes time (Daaah ofc I would do that), hypno – birth seancat online per nje lindje paqesore etj etj! Kishim pergatitur gjithqka per nje moment si ky.
Papritur u komplikua e gjithe situata brenda 8 oreve me provokime ndodhen gjera qe nuk i kishim parapare as unë e as mjekët qe po pergatiteshin per lindjen e bebës dhe perfundova me lindje Cezariane emergjente. Isha e frikesuar, e trishtuar e papergatitur. Aq me shume e vuajta muajt e pare, frustrimin e lindjes Cezariane dhe pengesat me te cilat ballafaqohesha.
Sikur me deshtoi ndjesia me e bukur e memesise, lidhja e momentit te pare… Nuk fola asnjehere per kete eksperience dhe nuk do kisha folur ne asnje nga intervistat qe me keni ftuar dhe qe nuk i kam pranuar per ceshtje privatsie (me shume respekt ju falenderoj per ftesat cdo dite qe mi keni bere, u jam mirenjohese) – andaj vendosa ta mbaj ‘ekskluzivitet’ timin dhe te flas me foto dhe pak fjale.
Per ju, nenat te cilat e keni perjetuar ose do t’a perjetoni te njejtin emocion neper te cilin ne kemi kaluar… Milk Bath Session me qumesht formule, meqe e dime qe eshte super veshtire laktacioni mbas nje intervenimi te tille (une isha kembengulese & me fat dhe ia dola). Perderisa kemi femije te shendetshem eshte e parendesishme ne formule apo qumesht gjiri, cezariane apo lindje spontane… Dhe asgje nuk e mposhte ndjenjen e te qenit nene. Memesia eshte e veshtire dhe duhet te inkurajojme njera tjetren cdo dite. Cheers to that!”, ka treguar Tuna.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al