Këngëtarja e njohur Tuna Sejdiu, e cila u bë nënë për herë të parë e djalit Tian në maj të këtij viti, është rikthyer me një set fotosh sensuale në vaskë me të birin.
Këngëtarja e njohur, e cila gjashtë muaj më parë ndau me fansat lajmin se ajo dhe partneri Patris Berisha u bënë prindër, është rikthyer për publikun jo me këngë, por me një set fotosh artistike, ku pozon e zhytur në një vaskë me ujë bashkë me djalin.
Për setin e fotove dhe arsyen pse i realizoi, Tuna ka rrëfyer vetë në rrjetet sociale brengën e saj, duke rrëfyer historinë personale që deri tani e kishte mbajtur të fshehtë. Ja ç’shkruan artistja në statusin më poshtë: “Ky set fotografik, së bashku me Norik Ukën, lindi si ide nga eksperienca ime personale nëpër të cilën jam e bindur që shumë nëna kanë kaluar, dhe jam e bindur që nuk jam e vetmja, së cilës i dështoi “plani i lindjes”. Pas përgatitjeve 9-mujore për një lindje spontane, strishat e Patrisit për të participuar në prerjen e kërthizës, strishat e duos së fotografëve nga Shkupi, për të dokumentuar aktin më të rëndësishëm të jetës sime(Daaah ofc I would do that), hypno-birth seancat online për një lindje paqë- sore. Kishim përgatitur gjithçka për një moment si ky, por papritur u komplikua e gjithë situata. Brenda 8 orëve ndodhën gjëra që nuk i kishim paraparë as unë e as mjekët që po përgatiteshin për lindjen e bebës. Isha e frikësuar, e trishtuar e papërgatitur. Aq më shumë e vuajta muajt e parë, frustrimin e lindjes cezariane dhe pengesat me të cilat ballafaqohesha. Sikur më dështoi ndjesia më e bukur e mëmë- sisë, lidhja e momentit të parë. Nuk fola asnjëherë për këtë eksperiencë dhe nuk do kisha folur në asnjë nga intervistat që më keni ftuar dhe që nuk i kam pranuar për çështje privatësie”.
Më tej Tuna shkruante, ndër të tjera: “Andaj vendosa ta mbaj ‘ekskluzivitet’ timin dhe të flas me foto, dhe pak fjalë. Për ju, nëna të cilat e keni përjetuar ose do ta përjetoni të njëjtin emocion, nëpër të cilin ne kemi kaluar. ‘Milk Bath Session’ me qumësht formulë, meqë e dimë që është super vështirë laktacioni mbas një intervenimi të tillë (unë isha këmbëngulëse & më fat dhe ia dola). Përderisa keni fëmijë të shëndetshëm, është e parëndësishme në formulë apo qumësht gjiri, cezariane apo lindje spontane. Dhe asgjë nuk e mposht ndjenjën e të qenët nënë. Mëmësia është e vështirë, dhe duhet të inkurajojmë njëra-tjetrën çdo ditë. Cheers to that!”, përfundonte rrëfimin e saj Tuna. Gjashtë muaj pasi u bë publike lidhja e saj e dashurisë me instrumentistin e muzikës klasike Patris Berishën, ata u martuan gjatë një ceremonie private në janar./Panorama Plus/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al