Orinda Huta dhe Turjan Hyska janë një ndër çiftet e showbiz-it shqiptar më të pëlqyer në vend. Në verë çifti i famshëm kurorëzoi dashurinë 10-vjeçare në një dasëm mes miqsh dhe shumë të ftuarish.
I ftuar në emisionin “Fun Day” në Intv, Turi është treguar me të vërtetë një bashkëshort shumë i sinqertë dhe ka marr ‘guxim’ të thojë edhe ato çfarë nuk i pëlqejnë tek Orinda.
Lidhur me prurjet muzikore të Orindës ai ka treguar se kënga “Oqean” është e preferuara e tij, por ka shtuar gjithashtu se është një këngë e Orindës nuk i pëlqen fare, madje thotë se është kot fare. Teksa përshkruan skenën e klipit Turi thotë se është një këngë ku ajo hipën mbi tavolinë etj..
Mos ndoshta arsyeja pse nuk i pëlqen kjo këngë është fakti se aty Orinda ka qenë më ekstravagante sesa Turi dëshiron?
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al