27 Maj, 2022

“Turp për të”/ Motra e Meghan Markle akuzon dukeshën për “abuzim ndaj të moshuarve”


Samantha Markle, motra e Meghan Markle, ka akuzuar këtë të fundit për “abuzim ndaj të moshuarve”, duke iu referuar neglizhencës së dukeshës ndaj gjendjes shëndetësore të babait të tyre.

Thomas Markle u shtrua me urgjencë në spital këtë të hënë, pas një goditjeje në tru. Sipas Samantha Markle, Dukesha e Sussex-it nuk është shqetësuar aspak për të atin e saj. Madje Samatha e cilëson mungesën e anagzhimit të saj si “abuzim me të moshuarit”, pasi ajo me sa duket nuk e ka vizituar ende babanë e tyre të sëmurë, Thomas Markle.

“Ai ka kaluar kaq shumë,” tha Samantha për babain e saj në “Dan Wootton Tonight”.

“Dy sulme në zemër, një pandemi dhe tani një goditje në tru. Askush prej nesh nuk ka dëgjuar për Meghan – kjo është neglizhencë.”- shtoi më tej ajo. Samantha pretendoi se babait të tyre “nuk i ka mbetur shumë kohë”, kështu që nëse Meghan nuk e ndihmon tani, ajo “do të duhet të jetojë me atë [vendim] për pjesën tjetër të jetës së saj”.

“Nëse ajo nuk mund ta gjejë atë në zemrën e saj, ose ka ndërgjegjen morale për të ecur përpara, atëherë turp për të,” shtoi Samantha.

Thomas Markle, babai i Meghan Markle, u dërgua me urgjencë nga Tijuana, gjatë mbrëmjes së ditës së hëën në një spital në Kaliforni.

“Është një mashtrim se sa shumë është torturuar dhe sa shumë i është dashur të kalojë falë shpërfilljes së motrës sime gjatë viteve të fundit. Kjo është e pafalshme.”tha Samantha në një deklaratë pasi u publikua lajmi për gjendjen e tij shëndetësore.

Marrëdhënia e Thomas dhe Meghan ka qenë temë e shumë titujve mediatikë gjatë viteve, duke përfshirë këtu edhe publikimin e letrës private që Dukesha i shkroi atij disa kohë më parë.

“Ajo thotë: “Babi, jam shumë zemërthyer. Unë të dua. Unë kam një baba. Të lutem mos më viktimizo mua përmes mediave që të mund të riparojmë marrëdhënien tonë.” Sepse sa herë që ekipi i saj duhet të vijë tek ajo dhe të kontrollojë diçka, është një shigjetë në zemër,” shpjegoi asokohe një bruim i brendshëm.

Meghan përfundoi duke paditur Mail, ku fitoi gjyqin duke u shpërblyer me vetëm 1 paund për shkelje të privatësisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al