Mes personazheve të shumta publike që kanë mbështetur Beatrix Ramosajn e cila foli hapur për bullizmin që i është bërë në mediat sociale pak ditë më parë është edhe Rozana Radi.
Artistja ka shpërndarë videon e Beatrix në llogarinë e saj zyrtare në Instagram duke e shoqëruar me një mesazh të fortë. Ajo i shkruan se duhet të punojë fortë dhe ta bëjë pozitivitetin zakon të jetës.
“Ëndërro gjëra të mëdha, puno fort, përqendrohu dhe rrethoje veten me njerëz të mirë. Mbushe mendjen me mendime optimiste. Dyshimi i vret më shumë ëndrrat, krahasuar me dështimin. E sotmja mund të jetë dita më e bukur për ty, ndaj zgjohu dhe buzëqesh.
Pozitiviteti është një zgjidhje që ti mund ta kthesh në një zakon në jetën tënde. Vuaj tani dhe jetoje gjithë pjesën e mbetur të jetës si një kampione. Fitorja nuk është gjithçka, por dëshira për të fituar padyshim që është gjithçka.
Kjo është për të gjitha portalet që na kanë çmendur me këto lajme të cilat nuk i duhen askujt të gjithë ju që bullizoni dikë mendoj që në jetën tuaj. Mund të kemi harruar ata që ju kanë munduar por kurrë nuk i harrojmë ata që na kanë tallur. Turp”. -shkruan Rozana Radi.
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, Beatrix shprehej se ka qenë pjesë e showbizit që 15 vjeç por kurrë nuk është përmendur në skandale a debate online. Këngëtarja thoshte se këto tre muaj ajo, familja e saj dhe njerëzit që e kanë mbështetur kanë rënë ‘pre’ e sulmeve online dhe e bullizimit. Ajo shprehej se kishte vendosur të heshte por ka parë se presioni nuk ka mbaruar andaj vendosi të flasë. Në fund, Beatrix e mbylli videon duke deklaruar se çdo njeri që do e ofendojë apo i prishë imazhin në vijim do përballet me ligjin.
LEXO EDHE:
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al