19 Mars, 2022

Twerk me të brendshme para fansave, videoja e Dafina Zeqirit bën xhiron e rrjetit


Një video nga një koncert i fundit i Dafina Zeqirit është bërë virale në TikTok. Përveç artit të saj, këngëtarja njihet për stilin e guximshëm, performancat provokuese dhe të zjarrta. Ajo shpesh u servir fansave të saj surpriza që i lënë të gjithë pa fjalë.

Dhe i tillë ishte edhe ky kërcim i fundit. Teksa po performon në skenë, Dafina ngre fustanin e saj dhe bën twerk në drejtim të gjithë fansave të pranishëm në koncert.

Siç mund të shihet edhe në video shumë prej të pranishmëve kanë ngelur gojëhapur, teksa të tjerë e kanë shijuar shumë këtë performancë.

 

Sakaq, ka dyshime se së shpejti ajo do sjellë një këngë me Beatrix Ramosajn. Shkak u bë një postim i kësaj të fundit e cila shkroi: “Unë meritoj më shumë”, bashkëngjitur me fotot.

Dhe Dafina së bashku me partnerin e saj Dj Geek kanë lënë komente në foton e saj fragmente që tingëllojnë si tekste kënge, ndërsa këngëtarja i ka fiksuar si komente në postimin e saj.

Ja çfarë shkruajnë Beatrix-Dafina-Dj Geek në komente: “Se ti, ti, ti,…”, shkruan Dj Geek ndërsa Beatrix përgjigjet: Më shumë se ti, ti, ti. Nga ana tjetër Dafina Zeqiri shkruan një tjetër frazë: “Se zemra gabon por dikur e gjej dikë që…”

Deri tani nuk ka ende një konfirmim zyrtar teksa mbetet për tu parë nëse ata vërtetë do sjellin një këngë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al