Si lidere e shtëpisë, Heidi Baçi çoi në nominim Françeska Muratin, Vesa Smolicën dhe Roza Latin, por edhe Lediona ishte e dënuar nga “Vëllai i Madh” që të shkonte në televotim së bashku me 3 banoret e tjera.
Gjatë një bisede me Vesën, Ilnisa Agolli i tha banores se të gjithë grupi i saj po mundohen ta nxjerrën atë jashtë shtëpisë.
Të njëjtin mendim me gazetaren kishte edhe Meriton Mjekiqi së bashku me Jetmir Salaj, duke i shtuar akoma më shumë dyshimet e Vesës.
“Po bre se tani secili vjen me ato konkluzionet tuaja. Pse faktorizoni atë tani dhe vjen me konkluzionet tuaja.”- iu përgjigj banorja.
Pjesë nga biseda:
Ilnisa: Ore ty të duan jashtë gjithë grupi jot dhe vjen këtu e bën përr përr
Meritoni: Ty don me ta lëshu ujin se janë vetë në nominim
Jetmiri: Të kanë vënë në gjumë ti mere si të duash. Më fal se kjo është e vërteta
Meritoni: Kjo është dhe ti duhet të bërtasësh
Vesa: Po bre se tani secili vjen me ato konkluzionet tuaja. Pse faktorizoni atë tani dhe vjen me konkluzionet tuaja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al