6 Nëntor, 2019

Tymi i cigares, armik i pajisjeve elektronike


Që tymi i cigares dëmton njerëzit, kafshët dhe bimët – me pak fjalë, shumicën e gjallesave – kjo është diçka që dihet. Ajo që pakkush e di është që tymi i cigares, si çdo tym tjetër që gjenerohet nga djegia, mund të sjellë dëmtime serioze dhe shpesh të pariparueshme edhe te pajisjet elektronike.

Dëmi që i shkaktohet gjallesave nga tymi i cigares, shkaktohet nga katrani dhe kimikatet toksike që çlirohen gjatë djegies. Ndërsa te pajisjet elektronike, këto kimikate shkaktojnë një dëm relativ, është vetë katrani problemi kryesor.

Sidomos, te pajisjet me hapësira ventilimi apo me freskuese të integruara, ky dëm është më i madh. Nuk përjashtohen këtu edhe ato pajisje që kanë vrima apo hapësira të tjera për çelësa dhe konektorë.

Mënyra sesi dëmi shkaktohet është te veshja e pjesëve të ndjeshme me një masë ngjitëse apo mbivendosja e grimcave të ndryshme kimike mbi to.

Ndërsa pajisjet e mbyllura hermetikisht apo pothuajse, si celularët, orët digjitale dhe të ngjashme me to, nuk ndikohen, pajisje të tjera, si kompjuterët, televizorët, impiante stereo etj., mund të shkatërrohen nga ekspozimi afatgjatë ndaj tymit të cigares.

Si ndikon tymi?

Shumica e përbërësve elektronikë, siç janë tranzistorët, kapacitorët, rezistorët dhe pllakat e qarqeve elektronike janë viktimat kryesore të tymit. Por me kalimin e kohës, tymi i shtresëzuar funksionon si shtrojë që ul aftësitë e pajisjes për të lëshuar nxehtësi, duke e bërë që të jetë më e nxehtë nga sa duhet për shumicën e kohës që është në punë.

Për më tepër, katrani i shkaktuar nga tymi i cigares, priret të jetë ngjitës, çka bën që pluhuri dhe grimca të tjera në ajër të mbivendosen dhe të qëndrojnë aty me lehtësi, duke e bërë problemin edhe më të madh.

Si pasojë e kësaj, temperaturat e larta shkurtojnë jetën e shumicës së komponetëve elektronikë, sidomos të tranzistorëve, të qarqeve të integruara dhe pjesëve të tjera të shtrenjta. Në shumë raste, ndërrimi i një pjese të tillë mund të jetë i pamundur.

Ndërsa në raste të tjera, kur është i mundur, zëvendësimi kushton aq shumë sa vlen më mirë të blihet një pajisje e re. Ka raste kur dëmet shkojnë në disa qindra euro.

Shmangia e problemit

Lënia e cigares është zgjidhja e parë, për shëndetin e njerëzve në rradhë të parë e më pas për pajisjet elektronike. Tymosja në ambiente të brendshme, përveç se dëmton vetë duhanpirësin, dëmto edhe njerëzit e tjerë, kafshët dhe bimët shtëpiake, dhe në fund pajisjet elektronike.

Për ata që nuk heqin dot dorë nga duhanpirja, sot ekzistojnë disa alternativa pa djegie dhe si rrjedhojë, pa tym, të cilat më parë thjesht nuk ishin të disponueshme për shumicën. Ndërsa lënia përfundimtare e duhanpirjes është pa dyshim zgjidhja e parë dhe më e mirë, për ata që nuk munden, këto alternativa sigurojnë risk të reduktuar.

Ndër zgjidhjet e ndryshme, IQOS nga kompania Philip Morris, e ngroh duhanin por pa e djegur, duke çliruar nikotinë dhe shijen e duhanit. Në këtë mënyrë, krahas reduktimit të elementeve kimike të lidhura me dëmin për shëndetin deri në masën 95 për qind, mungesa e tymit dhe katranit, gjithashtu, ka praktikisht zero impakt mbi pajisjet elektronike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al