10 Maj, 2022

U akuzua nga artisti brazilian se i ka vjedhur sitlimin e veshjes, vjen reagimi i Niko Komanit


Niko Komani ka reaguar pas postimeve të artistit brazilian, Pedro Leopoldom i cili akuzoi stilistin se i ka vjedhur idenë pa lejen e tij dhe pa i dhënë meritat e duhura.

Sitilisti Niko Komani, i cili është pjesë e ekipit shqiptar në Eurovision, ka publikuar një status në Instastory ku shkruan se është në komunikim me artistin brazilian, por pa dhënë asnjë detaj.

“Gjithçka ndodh për një arsye! Ekipi ynë është në komunikim me Pedro Leoplodom dhe gjitçka është nën kontroll! Faleminderit.”- thuhet në statusin e plotë të Niko Komanit.

Ilustratori brazilian, i cili në Instagram identifikohet me emrin Pedro Leopoldom akuzoi mbrëmë stilistin shqiptar se i ka vjedhur stilimin pa lejen e tij dhe pa i dhënë meritat e duhura.

AI bëri postime në Instastory ku fillimish kërkon ndihmën e ndjekësve duke postuar më tej veshjen e këngëtares Ronela Hajati.

Më pas artisti brazilian shkruan:

“Kanë përdorur dizenjimin tim pa leje, dhe nuk më dhanë credits (meritat)”

Ai ka postuar gjithashtu dizajnin e tij, i cili është i ngjashëm me veshjen e Ronela Hjatit në tapetin “Turquoise”, ku bie në sy që kjo foto është postuar në llogarinë e tij më datë 29 prill të vitit 2020.

Megjithëse postimi ka dy vite që është bërë, vihen re komentet e ndjekësve, të cilët etiketojnë stilistin shqiptar Niko Komani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al