11 Mars, 2022

U akuzua për plagjiaturë, Ed Sheeran shkon në Gjykatë dhe këndon serenatë për të vërtetuar pafajësinë e tij


Para disa javësh, Ed Sheeran u akuzua se ka kopjuar këngën e tiJ “Oh I, oh I, oh I” nga tingulli  i Sami Chokrri në vitin 2015.

Akuza këto të cilat këngëtari i ka mohuar kategorikisht, ndonëse rasti i tyre tashmë ka kaluar pranë autoriteteve përkatëse.

Gjatë ditës së djeshme, këngëtari ka treguar se do të zhvillojë seancën e tij të radhës pranë “Gjykatës së Londrës” për të vërtetuar se këto akuza janë të pabaza dhe aspak të vërteta.

Mirëpo, gjatë seancës ai ka kënduar disa element muzikor të “Feeling Good” të Nina Simone dhe “No Diggy’ të Blackstreet për të vërtetuar se melodia është e zakonshme në rrymën që ai përfaqëson, edhe në muzikën pop.

Nëse i vendosni të gjitha në të njëjtin çelës, do të tingëllojnë njësoj”, shpjegoi ai.

Kjo është hera e parë që në një ‘Gjykatë’ dëgjohet të ketë ndodhur diçka e tillë, por si duket për të vërtetuar “pafajësinë” e tij secili nga ne mund të bëjë diçka të ngjashme si Ed Sheeran.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al