Reperi 50-vjeçar, Snoop Dog, ka reaguar pas akuzave se ai dhe miku i tij Don Juan kanë abuzuar seksualisht me një balerinë.
“Akuzat…. e sulmit seksual nga Calvin Broadus (i njohur si Snoop Dog) janë thjesht të pabaza”, tha një përfaqësues i reperit për “Page Six”.
“Duket se janë pjesë e një skeme të Jane Doe, për t’u bërë e pasur dhe për të zhvatur para nga Snoop Dog para se ai pë performojë në “Super Bowl”, shtoi ai.
“Skema e saj përfshin sajimin e një ankese ligjore si një paditëse anonime, duke e ditur mirë se ky mund të bëhet dokument publik. Në denoncim ajo përmend një ngjrje të ndodhur 8 vite më parë, në vitin 2013, për pretendimet e saj të rreme. Për të qenë të qartë z.Boradus nuk ka pasur kurrë asnjë kontakt seksual me paditësen. Skema e saj është e turpshme. Përpjekja e saj për të përdorur gjykatën për të realizuar skemën e saj është gjithashtu e turpshme, dhe u bën keq viktimave që vëtetë meritojnë të besohen.”, përfundoi ai.
Gruaja e identifikuar si Jane Doe, ngriti padinë për abuzim seksual të mërkurën, ndaj reperit. Sipas saj, ngjarja ka ndodhur më 29 maj të vitit 2013 në Kaliforni, kur reperi e ftoi atë në shtëpinë e tij pas përfundimit të nje koncerti.
Në padi thuhet se Jane ka pësuar sulm të dyfishtë, nga reperi dhe nga miku o tij, peshkopi Don Juan.
Ajo shprehu se e pranoi ftesën e Snoop Dogg pasi pretendonte të bëhej pjesë e xhirmieve të serialit të tij, por sipas saj reperi nuk e kishte punësuar sepse ajo “refuzoi të bënte seks oral me dëshirë dhe entuziazëm”.
Një burim për TMZ tha se gruaja ka kërkuar 10 milionë dollarë si dëmshpërblim, por kërkesa i është refuzuar.
Më herët, pas padisë ka reaguar edhe vetë reperi nëpërmjet një postimi në Instagramin e tij duke shkruar:
“Gold gigger season is here (gold digger përdoret për femra të cilat martohen me burra të pasur ose për femrat materialiste)”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al