Kendall Jenner u akuzua nga fansat se kishte përdorur photoshop në dorën e saj duke i bërë gishtat të dukeshin tmerrësisht të gjatë.
Mirëpo së fundmi modelja ishte mbledhur me mikeshat e saj dhe njëra prej tyre, Hailey Bieber shfrytëzoi rastin për të hedhur poshtë të gjitha kritikat që ishin bërë ndaj Kendallit.
“Ne jemi ulur këtu duke analizuar…shiko sa e çuditshme duket dora e saj”- shkroi Hailey krahas videos të postuar në InstaStory.
“Kjo është live. Pamjet e drejtpërdrejta të dorës”, shtoi ajo, ndërsa zmadhonte kamerën afër gishtave të gjatë të Jenner.
“Është çmenduri”, u përgjigj duke qeshur 27 vjeçarja.
Bieber vuri në dukje se Jenner ka pasur gjithmonë “duar dhe gishta të gjatë” – por fansat thjesht nuk e kishin kuptuar ende.
Ata kryqëzuan yllin e ‘Kardashians’ javën e kaluar pasi ajo postoi një seri fotosh në Instagram, duke përfshirë një ku shfaqej e ulur dhe e veshur me bikini.
Edhe pse pjesa e pasme e Jenner ishte e ekspozuar, ndjekësit e saj ishin më të përqendruar në gishtat e saj të gjatë, të cilat ia cilësuan si ‘photoshop të dështuar’.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al