Gruaja e aktorit të njohur Hugh Jackman, Deborra-Lee Furness, ka vendosur më në fund të flas për thashethmet më të fundit që aludonin se burri i saj është gay.
Në një intervistë për podkastin e njohur ‘’Not an Overnight Success’’ ajo i ka përgënjeshtruar me shaka këto thashetheme duke treguar se ai nuk është homesksual.
“Hugh ka qenë homoseksual për çdo gjë, dua të them, përshëndetje djema! Nëse ai ishte homoseksual, ai mund të ishte homoseksual!”
Ajo shtoi, “Ai nuk kishte pse të fshihej dhe fare mirë do të takohej me Brad Pitt, apo këdo tjetër.
Deborra-Lee shtoi se ajo dhe Hugh “nuk lexojnë shumë nga ato gjëra”, duke shtuar, “Është kaq budallallëk, dhe më pas njerëzit përjetësojnë gjërat budallaqe dhe është e mërzitshme”.
Nuk është hera e parë që Deborra-Lee adreson thashethemet rreth bashkëshortit të saj, të cilin ajo më parë i quajti “të sajuara”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al