26 Janar, 2024

U aludua se ishte fajtori për ndarjen e çiftit, ish-trajneri personal i Ilari Blazit i jep fund dilemave dhe zbulon të vërtetën


Trajneri personal Kristiano Iovino ka folur për marrëdhënien e tij me Ilari Blazin duke u shprehur se ai nuk ishte shkaktari i ndarjes së saj me Françesko Totin.

“Unë dhe Ilari u takuam në fund të vitit 2020. Më pas ramë dakord të takoheshim personalisht. U takuam kryesisht në shtëpinë time. Më ka ndodhur të takohemi disa herë edhe në një dyqan që frekuentonim të dy. Ajo më propozoi që të bashkohesha me të në New York.

Ilari ishte atje me motrën e saj dhe unë kisha disa miq në qytet ato ditë. Vendosa të mos shkoja, ajo ishte e martuar. Nuk mund të flasim për histori solide apo lidhje intime. Edhe muaj mund të kalonin pa u parë, pasi unë isha shpesh jashtë Italisë.

Në takimet tona më bëri të kuptoj se martesa e saj ishte në fund dhe se ata praktikisht jetonin të ndarë në shtëpi. Fjala marrëdhënie e zmadhon atë që ekzistonte realisht mes nesh”, deklaroi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al