29 Nëntor, 2017

U aludua se janë ndarë, pas Vesës reagon edhe Big Basta: Do shihemi së shpejti…


Prej disa kohësh në media qarkulloi një lajm se Vesa Luma dhe Big Basta do t’i jepnin fund martesës së tyre nga e cila kanë edhe një djalë të vogël. Por kjo nuk është aspak e vërtetë dhe çifti i dashur për publikun vazhdon të jetë po njësoj si më parë në marrëdhënien e tyre dhe po aq të dashuruar.

Në një foto postuar së fundmi gjatë ditës së sotme nga vetë Bigu shihet e tij  Vesa së bashku me vogëlushin e tyre në krahë , i cili sot mbush plot 18-muajsh. , “Lian 18-muajsh, do shihemi së shpejti dy dashuritë e mia,”-përfundon Bigu, duke hedhur kështu poshtë të gjitha aludimet. Të njëjtën gjë bëri edhe Vesa dje me anë të një postimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al