15 Janar, 2025

“U arratis” me avion pas zjarreve shkatërruese në Los Angeles, kritikohet ashpër Leonardo DiCaprio: Ai është një mashtrues


Aktori Leonardo DiCaprio është kritikuar ashpër për shkak të arratisjes së tij në Meksikë me një avion privat pas zjarreve shkatërruese në Los Angeles, kjo pas ishte paralajmëruar më parë për ndikimin e dëmshëm të avionëve në ndryshimet klimatike.

DiCaprio dhe e dashura e tij Vittoria Ceretti u panë duke mbërritur në Cabo San Lucas, Meksikë të premten e kaluar nga Los Angeles, së bashku me babanë e aktorit, George DiCaprio dhe gruan e tij, Peggy Ann Farrar.

Disa nga yjet e DiCaprios, si Paris Hilton, Miles Teller, Adam Brody dhe Leighton Meester, humbën shtëpitë e tyre, ndërsa ai “u tall” në rrjetet sociale për zgjedhjen e tij të transportit për të dalë nga e gjithë kjo.

DiCaprio është akuzuar si hipokrit për përdorimin e avionëve privatë, të cilët janë burimi kryesor i emetimeve të karbonit që kontribuojnë në ndryshimet klimatike.

Ndërsa DiCaprio ka investuar më shumë se 80 milionë dollarë në grante financimi për qëndrueshmërinë dhe ndryshimet klimatike, rrjetet kanë pohuar se ai nuk është asgjë më shumë se një mashtrues për këtë veprim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al