Liam Osmani, është banori i cili vetëm 24 orë pasi hyri në spektaklin ‘Big Brother VIP 3’, është arrestuar nga forcat Operacionale të policisë së Tiranës, pasi kishte përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani.
Një postim është bërë në faqen zyrtare të këtij reality show, ku përmes së cilës janë shtuar dyshimet se Liam mund të bëhet sërish pjesë e garës për të fituar çmimin e madh.
“Liam Mandiaro rikthehet në shtëpinë e BBVIP”? shkruhej krahas fotos së ish-banorit, duke shtuar dyshimet për hyrjen e tij në shtëpi.
Kujtojmë që disa javë më parë moderatori Ledion Liço tha se çështja vijon të jetë në gjyqësor. Nëse ekziston një mundësi që Liami të dalë i pafajshëm nga kjo histori, nëse kjo ndodh shtetasi gjerman, Liam Osmani, edhe mund të kthehet në BBV.
“Çështja vijon të jetë në gjyqësor. Ekziston një mundësi që Liami të dalë paq nga kjo histori dhe nëse kjo ndodh, shtetasi gjerman, Liam Osmani, ku i dihet mund të kthehet në BBV. E lëmë me retiçencë këtë”- tha moderatori i programit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al