20 Mars, 2024

U arrestua nga policia 24 pasi hyri në “BBVIP”, Liam Osmani rikthehet në shtëpi. Çfarë tha banori për akuzat e ngritura ndaj tij?


Liam Osmani ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në spektakël nga ku dha lajmërimi se për të u hap një televotim për rikthimin e tij.

Liami u bë përsëri pjesë e formatit nga votat e publikut.

Biseda e shkurtër në studio:

Ledion Liço: Si ishte burgu?

Liami: Unë nuk ja sugjeroj dhe nuk ja dëshiroj asnjeriu. Në burgun e Rrogozhinës ka djem të pafajshëm si unë uroj një lirim të shpejtë.

Kujtojmë që Liam Osmani është ish-banori i “Big Brother” që u arrestua me shumë bujë brenda shtëpisë së BBV. Liam Osmani rezultonte i dënuar në vitin 2022, pasi në vitin 2019 përmes mashtrimit ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani në vlerë rreth 6 mijë euro, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse. Ai hyri në territorin e Shqipërisë disa ditë përpara hyrjes në Big Brother dhe nuk u ndalua nga policia në Rinas. Liam Osmani deklaroi se ka qenë në dijeni të një denoncimi të bërë ndaj tij për mashtrim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al