18 Janar, 2025

U bë baba për herë të tretë, ndan lajmin e ëmbël futbollisti: Tani jemi të kompletuar


Dita e sotme është një ditë gëzimi për Berat Gjimshitin. Familja e mbrojtësit të kombëtares është shtuar me një djalë. 

Lajmin e ka bërë të ditur lojtari i Atalantës, teksa nuk mund të ishte më i lumtur se kaq, pasi është bërë baba për herë të tretë. 

Mbrojtësi shqiptar dhe partnerja serbe Alisa Jalize sollën në jetë djalin Aron Noah Gjimshiti, i cili është edhe djali i dytë i familjes.  

“Me zemrat plot mirënjohje, mirëpresim mrekullinë tonë të vogël: Aron Noah Djimsiti.  

Ti, vëllai dhe motra jote, jeni dhurata më e bukur që mund të kërkojmë ndonjëherë. Tani jemi të kompletuar. 

Mirë se erdhe në botë, vogolushi jonë”, shkroi Gjimshiti.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al