13 Maj, 2022

U bë meme për mënyrën si preu një kastravec, reagon Kendall Jenner


Kendall Jenner, 26 vjeç, nuk di të presë një kastravec.

Ylli i pasarelave e ka marrë me sportivitet faktin që është bërë meme dhe u tall edhe vetë me këtë gjë. Ajo postoi një status në Twitter pasi përpjekjet e saj të dështuara në “The Kardashians” në Hulu për të prerë një kastravec u bënë virale.

“Përpjekja e Kendall Jenner për të prerë një kastravec është gjëja më tragjike që kam parë ndonjëherë”, shkroi një shikues në një status, të cilin Kendall e rishpërndau. “Tragjike!” shtoi modelja.

Gjatë episodit të fundit, ajo u përpoq të priste perimet ndërsa ishte në kuzhinë me nënën e saj, Kris Jenner. “Kujdes,” tha mamaja e shqetësuar duke shikuar nga afër Kendall. “E di, jam disi e frikësuar,” pranoi Kendall, përpara se të pyeste: “A nuk kanë kastravecat fara?”

Ajo vazhdoi, “Unë definitivisht nuk jam një prerëse e mirë. Unë nuk jam aspak profesionist.” Ndërsa gishtat e Kendall u afruan më pranë thikës, Kris thirri kuzhinierin. “Hej, kuzhinier. A dëshiron ta presësh këtë për të?” tha ajo.

 

Natyrisht, fansat në rrjetet sociale nuk e humbën momentin gazmor. “Rreth një orë më parë, kam parë përpjekjen e Kendall Jenner për të prerë një kastravec në ekranin tim të televizorit. Më bëri të ndihesha pak më superior, por e varfër”, shkroi me shaka një përdoruese. “Kendall Jenner duke u përpjekur të presë një kastravec duhet të jetë gjëja më qesharake që kam parë gjatë gjithë javës, është e vështirë të jesh e pasur!” shkroi një tjetër në Twitter.

 

Dikush tjetër tha: “E fiksuar pas Kendall Jenner-it që përpiqet të provojë se nuk është një vajzë e pasur e llastuar, duke këmbëngulur të bëjë vetë gjërat duke e lëvizur nga vendi shpatullën e saj duke u përpjekur të presë një kastravec”.

Episodi i fundit i “The Kardashians” shfaqi gjithashtu Kim Kardashian duke folur për ankthin që ajo ndjeu rreth veshjes të saj pas paraqitjes së kërkesës për divorc nga Kanye West në 2021. Reperi i tha 41 vjeçares se fustani prej lëkure ‘Skims x Fendi’ që ajo kishte veshur në ‘WSJ’ në vjeshtën e 2021 i ngjante veshjes së Marge Simpson.

“Ai më tha se karriera ime ka marrë fund”, tha Kim. “Dhe më pas ai më tregoi një foto të Marge Simpson-it e veshur me diçka të ngjashme.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al