25 Tetor, 2017

U bë nënë 18 vjeçe, Eli Fara : Nuk është mirë të bëhesh kaq shpejt sa u bëra unë


Këngëtarja Eli Fara ka qenë e ftuara e radhës në emisionin ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm, ku krahas çështjeve profesionale, sigurisht foli edhe për ato personale.

E pyetur në lidhje me marrëdhënien me të bijën, Marinën, këngëtarja u shpreh se ato janë mjaft të lidhura dhe për këtë sigurisht ka ndikuar edhe fakti që ajo ka qenë shumë e re kur Marina ka ardhur në jetë.

‘Kam qenë vetëm 18 vjeçe kur lindi Marina. Nuk është mirë të bëhesh nënë në moshë kaq të re.’-u shpreh e prekur Fara në studion e emisionit. ‘Megjithatë me kalimin e viteve, i thua vetes se ke bërë mirë.’-vijoi më tej këngëtarja e njohur shqiptare./Xing.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al