Moderatorja e njohur Evi Reçi, e cila u bë nënë pak kohë më parë ka zbuluar kuptimin e emrit që ajo dhe bashkëshorti i saj Kledi Hysa, kanë përzgjedhur për të voglin e tyre.
Dyshja u bënë prindër për herë të parë më 13 shtator të këtij viti. Gjatë një interviste, Evi tregoi kuptimin e emrit të djalit të saj Aster.
“Emri Aster do të thotë yll dhe vjen nga greqishtja”, tha ajo . Moderatorja shtoi se emrin ia ka zgjedhur ajo djalit, sigurisht me aprovimin e partnerit.
Lidhur me eksperiencën e saj si nënë, Evi tha se askush nuk ka lindur me një manual prindërimi dhe se nga gabimet do të mësojë.
“Emrin e kam zgjedhur unë, sigurisht edhe me aprovimin e plotë të Kledit. Unë desha një emër në fakt që ka një kuptim por që nuk është emër. Duke pasur shumë ndikim nga kultura greke sepse jam rritur aty fjala Asteri do të thotë yll por nuk është emër në Greqi. Aster është yll dhe në anglisht më pas del A star. Më pas pashë që ishte edhe një lule që çelte në shtator dhe duke qenë se e prisnim Asterin në shtator unë thashë okej paska një kuptim të dyfishtë.”, u shpreh këngëtarja.
Evi Reçi dhe Kledi Hysa kanë zbuluar lajmin në një postim në Instagram ku kanë treguar edhe emrin e të porsalindurit.
“Mengjesi i shtatorit na gjeti keshtu, me nje mrekulli te vogel 13/9/2024. Mire se erdhe ne jete Aster Hysa 💙🧿🤍 Dankeschön LKH – Bregenz, Austria”, shkruhet në postim, krahas një fotoje ku duket dora e djalit të tyre.
Çifti janë në një lidhje prej gati 2 vitesh. Ata u njohën pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip e modelit Kledi Hysa.
Kledi, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, rrëfeu se si nisi historia e tyre e dashurisë. Ai tha se është njohur me Evin në darkën e një mikut të tyre, teksa tregoi se që në fillim të njohjes prezenca e saj i jepte pozitivitetin që ai kërkonte.
Ndërsa u pyet nga moderatorja ‘çfarë të pëlqeu më shumë tek Evi’ Kledi u shpreh se ajo çfarë e tërhoqi më shumë nuk ishte pamja e parë, por sipas tij ishte aftësia që ka Evi për të dhënë çdo ditë një gjë të re.
”Sapo kisha dalë nga Big Brotheri dhe kisha shumë kohë që po meresha më shumë me veten. Njohja me Evin nisi në darkën e Eraldos, por vazhdoi më vonë. Evi kishte diçka që ishte si një lloj shkarkim për mua, kur ishte prezente më jepte një pozitivitet që unë kërkoja. Evi kishte jetuar jashtë dhe kishte mendimin krejt dryshe ndërkohë kishte tre vite që jetonte në Shqipëri dhe unë sapo kisha hyrë në Shqipëri. Kishte një pastërti shumë miqësore që më ndihmonte dhe më bëri shumë për vete me dashurië dhe respektin që kishte ndaj njerëzve. E njihja më përpara si këngëtare, madje më surprizoi kur e pashë ngaqë ka pasur kohë që nuk e shihja në skenë. Më ka pëlqyer shumë mizika që bënte sepse ishte ndryshe komplet. Çfarë më pëlqeu më shumë tek Evi nuk ishte në pamjen e parë, por ishte e dyta dhe e treta që më bëri edhe më shumë. Deri sot Evi ka gjithmonë sjell diçka për të dhënë.”- tha Kledi Hysa.
Ndërsa Evi Reçi, pas konfirmimit të lajmit të shtatzënisë, pozoi ne kopertinën e revistës “Living”, me barkun e rrumbullakosur, ku tregoi sesi ka ndryshuar tashmë jeta e saj.
Më poshtë, po sjellim një copëz nga intervista e dhënë.
Ku ishe kur e more vesh që kishe mbetur shtatzënë dhe cili ishte reagimi yt i parë?
Kur je gati për diçka, e pret dhe kurdo që të vijë ti nuk e sheh më si surprizë, por si një “përballje” të re jete. Në rastin tim, i kisha marrë shenjat që diçka po ndryshonte në trupin dhe humorin tim. Isha në Tiranë dhe pas disa ditësh do ikja në Austri për festat e fundvitit, aty ku jeton dhe Kledi.
Në një nga mbrëmjet tona, ia bëra të ditur lajmin me testin në duar. Reagimi i tij ka qenë epik: “Ua, si test Covidi!”. U tremb (qesh) pastaj e kuptoi për çfarë bëhej fjalë dhe sigurisht u përqafuam fort duke përjetuar të dy emocione të panjohura më parë. Unë në lot dhe ai si çdo mashkull besoj, duke e procesuar këtë ndryshim, filluam të mendojmë për përgjegjësitë që na takojnë. Tani mund të them që Kledi në këtë fazë është më i gëzuar. Unë isha nga fillimi, por duke marrë parasysh sikletet e para nuk ke kohë të mendosh gëzimet. Kjo është koha e duhur për të gëzuar familjarisht dhe publikisht.
Cilat ishin gjërat e para që të shkuan në mendje kur e more vesh si lajm dhe me kë e ndave?
Nuk e ndava me njeri, derisa ia thashë Kledit. Sikletet e para i kalova me veten, sepse nuk i ndaj gjërat direkt deri sa t’i përvetësoj, çdolloj gjendje qoftë kjo, negative apo pozitive, siç janë edhe përzierjet dhe sikletet emocionale. Beson në besëtytni për të mos ta bërë lajmin publik menjëherë si shumë të tjerë? Më shumë se besëtytni do të thosha që ishte siguria e krijuar.
Aq më tepër kur është shtatzënia e parë, dhe ne nuk donim ta ndanim për 2-3 muajt e parë me askënd. Bënim kontrollet, por ruanim qetësinë, dhe po e shijonim veç ne të dy situatën. Nuk jam partizane e ndarjes së lajmeve shumë shpejt, si çdo gjë në jetë, i kam dhënë kohë vetes për deklaratat publike. Atë e vendos unë kur ta ndjej, ashtu siç e ndjeva ta ndaja me ju, duke qenë se jam dhe më e qetë tani.
Dëshiroje vajzë apo djalë dhe je e lumtur që do jesh një mam çuni?
Gjininë nuk e kemi pasur fare temë kryesore. Por, parandjenja ishte që e kishim djalë. Kledin mund ta lije deri në lindje dhe nuk donte ta dinte gjininë, nuk e kishte aspak të rëndësishme, donte vetëm shëndetin e tij të plotë dhe nuk kishte preferenca. Unë, nga ana tjetër, i thashë një mikeshës sonë, e cila na ndihmoi me analizat, ta shikonte dhe të na sillte një tortë me ngjyrën e gjinisë së bebit.
Nuk bëra asnjë festë madhështore për “gender reveal”. Ajo thjesht më solli tortën, ne e hapëm dhe zbuluam ngjyrën blu. U gëzova shumë, se e doja një çun, nuk e di pse, ndoshta prej natyrës sime. Kledi duke qeshur tha vetëm këtë: “Tani po që do më lini mënjanë, se çunat bëjnë pas mamit, të ishte gocë do ta kisha për vete’’.
Sa e kujdesshme je gjatë kësaj periudhe për të mbajtur një regjim ushqimor të mirë?
Në muajt e parë, nuk haja dot çfarë doja ose çfarë duhej, pasi pothuajse çdo ushqim më shkaktonte të përziera. Ndërkohë, kam qenë shumë e informuar mbi regjimin ushqimor, larg krudove, larg sushit dhe gjërave të pagatuara. Për çdo gjë që doja të konsumoja, hulumtoja më parë në ‘Google’. Nuk kam pasur nepse apo ekzagjerime. Me gjërat e kripura e kam mirë muhabetin, e jo me ëmbëlsirat (fatmirësisht).
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al