Moderatorja Xhesi Muçaj dhe partneri i saj, Noen Nallbani, mirëpritën në jetë një djalë para pak ditësh.
Lajmin e gëzueshëm e ndau me të gjithë vetë Xhesi, duke publikuar foton e dorës së të voglit dhe duke zbuluar se e kanë pagëzuar me emrin Neonick.
Ditën e djeshme, moderatorja ka treguar edhe tri domethëniet që emri i djalit ka dhe ka ndarë disa imazhe nga dita e ardhjes së tij në jetë.
“Ëndërruam për ty, biseduam për ty dhe imagjinuam qenien tënde, por asgjë nuk mund të na kishte përgatitur për realitetin me ty. Jemi kaq shumë të dashuruar, kaq mirënjohës! Faleminderit shumë për çdo koment, mesazh, telefonatë urimi për familjen tonë”, shkroi Xhesi.
Neo, sipas shpjegimeve të publikuara nga ajo, do të thotë “I ri”, “Dhuratë nga Zoti” dhe emri i të atit, Oen, mbrapsht.
Muçaj publikoi edhe një imazh bardh e zi me partnerin, në të cilën ai shihet duke i dhuruar një puthje në ballë, pasi Xhesi ka sjellë në jetë Neonick.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al