Prej disa vitesh, balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa vazhdon karrierën e saj në Itali.
28-vjeçarja ka zbuluar së fundmi se prej një prillit do të mund ta shohim teksa aktron në “Reverse”, i cili është një thriller ligjor.
Sipas “Camera Look”, filmi është regji nga Mauro John Capece dhe me aktorët: Corina Coroneo, Adrien Liss, Lago Garcia, simonetta Ingrosso, Lorenzo Taroçhi dhe Gabriele Silvestrini.
Në “Reverse”, tregohet për një vrasës serial famëkeq të ‘Influencers’, një psikopat që i kryen krimet e tij duke përdorur gjithmonë një thikë blu.
Ai mban emrin “vrasësi i thikës blu” dhe konsiderohet i paaftë për të kuptuar apo dëshiruar.
Nëse mendonit se Klaudia do jetë një nga viktimat) e keni gabim. Ajo luan Francesca-n, një ‘hacker’, e cila punon për policinë.
Ndihma e saj dhe aftësitë kompjuterike luajnë rol kyç për të ndihmuar policen (Giulia Montelli) që merret me kapjen e vrasësit.
Klaudian e kemi parë gjithashtu së fundmi edhe si protagoniste në klipin e artistit italian, Fabrizio Moro. Kënga e Moro mban titullin “Voglio Stare Con Te” dhe në të, Klaudia është protagonistja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al