Ditën e djeshme, Shqipe Hysenaj ka treguar se është lagur me shampanjë nga Jasmina Kadriu, për shkaqe xhelozie.
Ngjarja ka ndodhur gjatë festës së madhe të organizuar nga “Për’puthen”, pas përfundimit të programit.
Sipas 28-vjeçares, Jasmina nuk e ka duruar dot faktin që ajo ka shkuar të kërcejë me Andi Artanin. Andi dhe Jasmina dolën bashkë nga programi për të vazhduar njohjen jashtë, por më pas kjo e fundit zbuloi se dyshja nuk janë më bashkë.
Ndonëse Jasmina nuk ishte e pranishme në emision, ajo ka reaguar në lidhje me këtë deklaratë në rrjete sociale.
Kadriu publikoi në Instastory një koment të ish-konkurrentit, Elvis Lushi, i cili shkruante:
“Imagjino të përplasen dy makina në rrugë dhe zogu që është mbi shtyllën e tensionit të thotë ‘aksidentin e shkaktova unë se isha aty’”.
Ndërsa Jasmina shtoi: “Për situatën nuk dua të jap detaje, ndërsa për deliret e personave që s’u rri dot, kjo është përgjigja më epike që mund të kishte!”.
Në videon e postuar në faqen zyrtare të emisionit në Instagram, ajo ka bërë një tjetër koment: “Ça flisni o aman se s’ka lidhje me zogjtë e me laraskat asgjë! Shampanja është hedh për arsye të tjera që s’ka të bëjë as femër, as mashkull”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al