2 Janar, 2021

U bënë prindër për herë të parë, ja si ishte mbrëmja e ndërrimit të viteve për Sara Hoxhën, Ledri Vulën dhe për të voglën e tyre


Mbrëmjen e djeshme, Ledri Vula dhe Sara Hoxha e kanë pritur ndërrimin e viteve si prindër për herë të parë.

ledri vula sara hoxha (5)

Dyshja nuk nguroi të na tregonte se si ishte atmosfera në shtëpinë e tyre përmes fotove e videove të publikuara në rrjete sociale.

ledri vula sara hoxha (4)

Ishte reperi ai që ndau një foto me Sarën dhe një me Poem Blu, duke shkruar se 2020 ka qenë një vit i vështirë, mirëpo atij i ka sjellë dritën e syve dhe e mbylli me shumë ngrohtësi.

ledri vula sara hoxha (2)

“2020-ta ka qenë e rëndë për të gjithë, e edhe për mu, por në fund më solli një dritë të syve dhe ky vit po përmbyllet me shumë ngrohtësi. Gëzuar për ditë të reja plot shpresë”.

ledri vula sara hoxha (3)

Edhe Sara bëri një urim plotë dashuri për ndjekësit e saj të shumtë në Instagram. Në një selfie përkrah Ledrit, Sara shkruante se 2020 ishte ndryshe, por e veçantë.

2020 ishe kaq ndryshe, por kaq e veçantë për ne. 2021 qoftë i mbarë për të gjithë ne dhe na sjelltë vetëm të mira! Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve!”, shkroi ajo.

ledri vula sara hoxha (2)

Dhe ëmbëlsira për në fund, Poem Blu Vula. Sikurse e dini vogëlushja ka tashmë një llogari personale në Instagram që menaxhohet nga babi dhe mami e ata kanë bërë një urim edhe nga ana e saj mbrëmjen e djeshme.

ledri vula sara hoxha (1)

Duke postuar një foto të Poemës me dy gishtat lartë (Peace), ata kanë shkruar:

Dy javët e fundit të vitit 2020 ishin të këndshme, por 2021 do të jetë e mrekullueshme. Unë jam këtu. Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve. Paqe!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al