5 Mars, 2021

“U bëra i varur ndaj Rita Orës”- James Arthur flet për varësinë ndaj seksit dhe pendohet për… Ja çfarë tha ai për këngëtaren


James Arthur është penduar për pretendimin në autobiografinë e tij të vitit 2017, “Back To The Boy”, se lidhja me Rita Orën e ktheu atë në të varur ndaj seksit.

james arthur, rita ora (3)

33-vjeçari, ish-fitues i “X Factor”, doli me yllin e muzikës pop për disa muaj në 2013, shkruan “The Sun”.

Por pas kësaj, ai nisi të thoshte se romanca e tyre e bëri të varur nga seksi.

james arthur, rita ora (6)

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, ai është shprehur kështu:

E gjitha është bërë në një kohë kur po ndodhnin shumë gjëra. Po përpiqesha të bëja shumë në të njëjtën kohë. Kur shoh pas, ka disa gjëra që nuk duhet t’i kisha ndarë me të gjithë ose duhet t’i kisha shpjeguar jo sipas mënyrës që bëra.

james arthur, rita ora (8)

Nëse do të mund ta ndaloja prodhimin e librit tani, ndoshta do ta bëja, sepse ka gjëra që kanë ndikuar në marrëdhëniet familjare, jo afatgjata, por që në atë kohë i lënduan njerëzit.

james arthur, rita ora (4)

Ka disa gjëra që kam ndarë me të gjithë në lidhje me marrëdhëniet e mia, ku duhet t’i kisha konsideruar njerëzit e përfshirë pak më shumë”,- u shpreh ai.

James ka folur hapur në autobiografinë e tij për varësinë që ka ndaj seksit.

james arthur, rita ora (2)

Për të qenë i sinqertë, u bëra i varur ndaj Ritës. Unë bisedoja me qindra gra në Internet ose në në Whatsapp dhe kam fjetur me kaq shumë prej tyre sa as nuk i numëroj dot.

Nëse shihja dikë që më tërhiqte, e kontaktoja dhe ia bëja të qartë se doja të bënim seks. Nuk kishte asnjë lidhje emocionale, por thjesht seks i pastër”.

james arthur, rita ora (1)

Pas disa sulmesh paniku, James është shtruar disa herë në spital në vitin 2020.

Aktualisht, ai është në një lidhje afatgjatë me balerinën, Jessica Grist.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al