Përkuluni para Mbretëreshës së re të ‘Coachella’-s. Billie Eilish hyri në histori të shtunën si artistja më e re që ka kryesuar ndonjëherë në festivalin muzikor, por gjeti momentin për të përmendur këngëtaren e cila kryesoi në vitin 2018, Beyoncé.
“Faleminderit, Coachella! Më vjen keq, nuk jam Beyonce. Ju dua, natën e mirë.”-tha Eilish,para turmës.”
Më herët në setin e saj, këngëtarja e “Bad Guy” bëri gjithashtu shaka duke thënë se “nuk duhet të jetë në krye të këtij festivali”, duke shtuar se ajo ishte “shumë mirënjohëse” për të performuar në skenën legjendare.
“Kjo është një ëndërr e realizuar,” bërtiti ajo. “Ndihem e çmendur.”
Eilish gjithashtu zbuloi “tre rregullat e saj për natën”, të cilat përfshinin mosgjykimin e të tjerëve, të mos qenit “një idiot” dhe thjesht “të argëtohesh”.
Beyoncé, ëdhtë shpallur mbretëresha e festivalit në vitin 2018, duke organizuar një shfaqje të paharrueshme.
Eilish, nga ana e saj, solli gjithashtu disa të ftuar surprizë në skenë gjatë fundjavës , duke përfshirë grupin Gorillaz, Damon Albarn dhe këngëtarin me të cilin sollën hitin “Lovely”, Khalid.
“Kjo është ngjarja më e çmendur që kam përjetuar ndonjëherë. Damon ndryshoi jetën time në shumë mënyra dhe ndryshoi pikëpamjen time për atë se çfarë mund të ishte muzika, arti dhe krijimi,” tha ajo përpara se dyshja të këndonte hitin e Gorillaz “Feel Good Inc”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al