3 Qershor, 2023

U cilësuan “çifit perfekt”, Ledri rrëfen pjesë nga marrëdhënia me Sarën: E kam lodhur, e zgjoj në katër të natës…


Këngëtari i njohur Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha janë një ndër çiftet më të përfolura të showbizit shqiptar.

Dyshja të cilët kanë një kimi me njëri-tjetrin, gjithashtu janë cilësuar nga media të ndryshme si “çifti perfekt”.

Ditën e djeshme Ledri ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku ndër të tjera foli edhe për Sarën.

Ai tha se partnerja e tij luan një rol shumë të rëndësishmen në karrierën e tij, teksa shtoi se shpesh herë e zgjon atë në mes të natës për ti dhënë komente rreth këngës që ai është duke bërë.

Pjesë nga biseda

Romeo: A është e lodhshme që të jesh çifti perfekt?

Ledri: Ka raste që më ndihmon shumë Sara me disa gjëra.

Donaldi: Një skenë fantastike ishte kur ti e more Sarën dhe e ngjite në skenë tek promovimi i albumit.

Ledri: Mua më pëlqen shumë ajo kënga. Sarën e kam lodhur duke e zgjuar nga gjumi në katër të natës duke diskutuar albumin, a po të pëlqen kjo rima. Atë natë kam dashur që ta shikoj vetëm Sarën në sy. Kam dashur të kem një kujtim me të dhe kam dashur vetëm ta shijoj me Sarën atë moment.

Kujtojmë që Sara dhe Ledri janë prindër të një vajze, Poem Blu, ndërsa disa ditë më parë gjatë festës së promovimit të albumit të ri të artistit, blogerja ka shprehur dëshirën për të pasur një fëmijë të dytë.

“Kemi menduar shpeshherë . Unë dëshirë kam të bëj dhjetë, por duke qenë se unë jam e vetmja që duhet t’i bëj nuk do ndodhë. Duke parë duke bërë. Dëshira është shumë e madhe që Poi mos të mbetet fëmijë i vetëm. Unë kam qejf t’i bëj një motër duke qenë se e kam dashur gjithnjë një motër dhe nuk e kam patur”- u shpreh Sara.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al