9 Prill, 2022

U dashuruan gjatë xhirmeve, aktorët e njohur turq rikthehen pas 9 vitesh me një tjetër serial


Një nga çiftet më të njohura dhe të dashura të shoëbizit turk janë padyshim Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu. Dyshja u njohën gjatë xhirmieve të një seriali 9 vite më parë, dhe me sa duket pas një kohe kaq të gjatë ata do të rikthehen përsëri me një tjetër projekt.

Mediat turke shkruajnë se seriali do të titullohet “Gecenin Ucunda”, dhe Neslihan do të ketë rolin e personazhit kryesor Macide. Roli tjetër kryesor do të luhet pikërisht nga Kadir Dogulu, partneri i saj në jetën reale.

Çifti, të cilët kanë punuar së bashku në serialin ‘Fatih Harbiye’, i cili zgjati 50 episode në vitet 2013-2014, do të jenë sërish partnerë në të njëjtin projekt pas 9 vitesh.

Seriali “Gecenin Ucunda”, i prodhuar nga TMC Film dhe Alim Yapım, do të jetë i disponueshëm për publikun në sezonin e shtatorit. Başar Başaran dhe Emre Özdür janë duke shkruar serialin dhe Barış Erçetin do të jetë regjisor.
“Gecnin Ucunda”, në fakt është një roman, të cilin regjisori dhe skenaristët po e përshtasin në një serial.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al